SPAK ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Durrës.
Mësohet se aksioni është ndërmarrë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit.
Konkretisht është arrestuar Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Sukthit, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.






