Presidenti amerikan Donald Trump përmes një reagimi në rrjetin e tij social ‘Truth Social’ ka reaguar në lidhje me tarifat e shpallura mbrëmjen e kaluar ndaj thuajse gjithë vendeve me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare.

Trump e krahasoi SHBA-në me një pacient që po “shërohet”, teksa u shpreh se “operacioni ka përfunduar”.

“OPERACIONI MBAROI! PACIENTI JETOI DHE PO SHËROHET. PROGNOZA ËSHTË QË PACIENTI DO TË JETË SHUMË MË I FORTË, MË I MADH, MË I MIRË DHE MË REZISTENT SE KURRË PARA”, shkroi ai.