Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu për operacionin policr “Mezhgorani” ku u arrestua dhe botuesi Henri Çili.

Kreu i ministrisë së Brendshme e cilëson këtë një jetër provë të rëndëishme të seriozitetit që dhanë Policia dhe Prokuroria.

“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.  Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne.  Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë.”