Janë lënë në burg 21 persona të arrestuar, në kuadër të operacionit “Limit” zhvilluar dy ditë më parë nga policia e shtetit, ndërsa për tre të tjerë, gjykata ka dhënë vendimin “arrest shtëpie”.
Në arrest shtëpie janë lënë: Bektash Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka.
Operacioni “Limit” u krye nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku u shkatërruan katër banda kriminale dhe u arrestuan 58 persona, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Evropës.
Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.
Të arrestuarit:
- Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë
- Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë
- Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë
- Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë
- Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;
- Gjergji Çollaku ose Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçë
- Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;
- Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë
- Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë
- Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë
- E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;
- Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;
- Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë
- Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier
- Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë
- Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë
- Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë
- Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë
- Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë
- Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës
- Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës
- Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë dhe
- Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë
- Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë
Në kërkim:
Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)
Gjergj Çollaku





