Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me aksionin ‘blic’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme (27 gusht) në qytet.

Mësohet se në kuadër të operacionit “The Next Gun” ranë  në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. Mustafa, 39 vjeç, dhe A. Haxhiu, 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.

39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj.