Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Tiranë dhe zona të tjera.
Mësohet se kontrolle ushtrohen edhe në zonën e Kodrës së Diellit, për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë.
Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.
Mësohet se bëhet fjalë për disa të arrestuar dhe shënjestër është goditja e trafikut ndërkombëtar të kokainës.