Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Ambasadori përshëndet operacionin “Oaz” dhe e vlerëson të rëndësishëm këtë hap.
Ai thotë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.





