27 qershor 2015 – Forcat e RENEA-s kanë arrestuar mëngjesin e sotëm tre persona të tjerë që dyshohet se hapën zjarr ndaj forcave të policisë.
Të ndaluarit janë Klodian Selimi, 19 vjeç, Dervish Gaba, 20 vjeç, Elvis Boçi, 19 vjeç, banues në Lazarat. Të tre këta të rinj, dyshohet se në bashkëpunim me vëllezërit Aliko, qëlluan në drejtim të forcave të policisë, ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.
Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së po vijojnë operacionin në Lazarat duke ushtruar kontroll të imtësishëm në çdo banesë të fshatit dhe për të vazhduar më pas kontrollet në zonat e dyshuara ku ndodhen anëtarët e grupit të zjarrit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/