Tiranë, 6 gusht 2014 – Një shpërndarës droge ka rënë në pranga të policisë së Tiranës.
Oficerët e antidrogës në një operacion të koduar “Punto” kanë arrestuar Sokol Hoxhën, ndërsa iu sekuestruar 29 doza heroinë.
Sipas policisë, Hoxha është arrestuar në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, ndërsa nga hetimet ai shpërndante doza heroine në rrugë.
Ndërkohë policia po punon për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të perfshirë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





