Duke iu referua rrrëfimeve të të penduarit të drejtësisë për të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari nënvizon se ata sistematikisht kanë denoncuar faktin që radarët fiken me urdhër të policisë, për të favorizuar trafikun e drogës.

Ndër të tjera, Braimllari thotë se çdo strukturë e shtetit të Ramës është e përfshirë në trafikun e drogës, dhe ky i fundit po mban peng të ardhmen e vendit.

“Pushteti i Edi Rames drejton trafikun e droges. E kemi denoncuar prej kohesh qe radaret fiken me urdher te policise per te favorizuar trafikun e droges. Çdo strukture shteterore e Edi Rames eshte e perfshire ne trafik. Trafiku i droges mban peng te ardhmen e vendit.”, shkruan ai.