Operatorët turistikë parashikojnë një sezon të suksesshëm në Durrës. Kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit, Eduart Xhepa, deklaroi se treguesit janë pozitivë në nisjen e sezonit veror, ku bie në sy fluksi i lartë i turistëve gjermanë dhe zvicerianë që vizitojnë vendin tonë. 

Operatorët turistikë kërkojnë që qeveria të stimulojë prodhimin vendas, në mënyrë që të mos eksportohet. Xhepa thotë se qeveria duhet të ulë TVSH-në nga 4-6% të prodhimit vendas, pasi turistët krahas natyrës, kanë interes të provojnë produktin vendas. 

Kreu i shoqatës u bën thirrje të gjithë operatorëve turistikë që operojnë në vendin tonë të bëjnë kujdes me standartet e shërbimit ndaj klientëve dhe të përdorin produkte të freskëta për turistët.

Sipas tij, infrastruktura e përgjithshme, sinjalistika rrugore dhe informuese konsiderohen detaje shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

K.H.