KRUJË, 28 shkurt 2013 – Evropa Lindore dhe Qendrore po bëhen gjithnjë e më popullore për operatorët turistikë që po zgjerojnë ofertat e tyre në destinacione gjithnjë e më të shumta. Për shembull, operatori amerikan “Journeys International” ka shtuar kohët e fundit ofertat me përfshirjen e Shqipërisë.

Shqipëria doli nga izolimi në fillim të viteve 1990, dhe vizitorët mund të presin të përjetojnë një kulturë të veçantë dhe mjedis të ruajtur mirë natyror. Nga plazhet me rërë të bardhë të “Rivierës shqiptare”, Durrësi antik, Berati, Butrinti dhe kaluar përmes “Alpeve shqiptare”, udhëtarët do të mahniten me peizazhet  mahnitëse e këtushme dhe pa turmat dhe çmimet e larta karakteristike të vendeve të tjera evropiane, shkruan sajti “travelagentcentral.com”.

Alpet shqiptare do të debutojnë në katalogun e udhëtimeve pranverë 2013.

 

Itinerari

Dita 1         Tirana / Kruja

Dita 2         Mali Sarisalltik / liqeni i Shkodrës

Dita 3         Liqeni i Komanit dhe kanioni i Drinit

Dita 4         Qafa e Rosit

Dita 5         Valbona

Dita 6         Fshati i Thethit

Dita 7         Lugina e Bogës

Dita 8         Tirana

Dita 9         Tirana

/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/