Riaftësimi nga dëmimi duket se po shkon më mirë se ç’mendohej për Zlatan Ibrahimoviç.
Sipas të përditshmes suedeze “Expressen”, mjekët e klinikës në Pittsburgh, që operuan sulmuesin 35-vjeçar, mbetën të habitur kur panë gjendjen e gjurit të tij.Sipas një komunikate të publikuar nga agjenti i Ibrahimoviç, Mino Raiola, mjekët kishin deklatruar se nuk kishin parë kurrë gju kaq të fortë dhe se për ta ishte e paimagjinueshme, që një lojtar me 20 vite karrierë të kishtë një artikulacion në gju kaq perfekt.Në të njëjtën kohë, mjekët theksuan se gjuri i Ibrahimoviç ishte kaq i fortë, saqë kërkuan që ta operojnë sërish atë kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, për ta studiuar në mënyrë më të detajuar nga ana shkencore.