Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në zorrën e trashë në Spitalin Gemelli të Romës.
Sipas mediave italiane, mjeku që ka operuar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës. Mjeku ka thënë gjithasthu për mediat se Papa do të qëndrojë në spital të paktën 5 ditë.
Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.
Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa.





