Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen Komisionit të Venecias për opinionin mbi Antishpifjen.

Rama shkruan se qeveria pa humbur kohë do të adresojë në Kuvend sugjerimet e vyera të Venecias dhe do të garantojë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga shpifja.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama.

Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias theksonte se kjo paketë, sipas vërejtjeve të konstatuara dhe nga autoritetet, mund të sjellë më shumë dëme, se sa të mira.