Ermal Mamaqi, një nga figurat më të njohura të ekranit, i cili aktualisht është i angazhuar si opinionist në reality show-n e ri “Ferma VIP”, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.

Gjatë intervistës me moderatoren Erjona Rusi, ai u pyet me shumë kureshtje nëse e ka menduar ndonjëherë t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të “Big Brother VIP”, si një banor.

Përgjigjja e Ermalit ishte mjaft e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Ai pranoi se e ka menduar shpesh këtë mundësi, madje theksoi se e ka konsideruar “shpesh herë, me dëshirë të madhe”.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës, ai ka shpjeguar edhe arsyen se pse nuk e ka hedhur asnjëherë këtë hap.

Ermali u shpreh se, sado interesante të duket si eksperiencë, për të kjo sfidë i duket “si një nga gjërat më të vështira që mund të bëjë”, duke lënë të kuptohet se izolimi dhe presioni i atij formati nuk janë diçka që i merr lehtë.