Ashtu siç paralajmëroi nga Çadra e Protestës opozita ankimoi në Kolegjin Zgjedhor miratimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në emër të opozitës ankimimi është bërë nga Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës.

Në kërkesë-padinë drejtuar trupës së kolegjit thuhet se regjistrimi i kandidatëve për deputetë në KQZ është në bërë në shkelje të afateve ligjore të përcaktuara në kodin elektoral.

Duke iu referuar ligjit zgjedhor, PAA në ankimim thotë se afati për dorëzimin e listave është data 28 prill dhe jo 29 prill, në respekt të afatit 50 ditor, përpara datës së mbajtjes së zgjedhjeve të 18 qershorit.

PAA-ja i kërkon gjykatës kundërshtimin e vendimit të KQZ-së dhe çregjistrimin e listave shumë-emërore të kandidatëve për deputetë.