Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online në orën 16:00.
Kjo është zgjidhja e gjetur pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët, duke mos i lënë të hynin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale.
Tensionet mes deputetëve nisën që nga mëngjesi i ditës së sotme, ku deputetët e PD-së kanë ndërprerë konferencën e kryetarëve. Gjatë rrëmujës, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparalmentaren Lindita Nikolla duke i dalë para kryeparlamentares dhe duke iu drejtuar se kjo nuk është vila e saj private.
Më pas tensionet kanë vazhduar edhe në mesditë, kur është ndërprerë sërish një mbledhje ajo e Komisionit të Ekonomisë të cilën mazhoranca ka vendosur ta kryejë online për të shmangur situatën e krijuar tashmë prej ditësh.