Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e krijuar sot në Parlament, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe nuk lejuan punimet e Kuvendit.

Në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë tha se opozita sot përfaqëson një çorbë interesash. Për Berishën, Rama u shpreh se ai përfaqëson botën tjeter.

“Ata janë mishërues të atyre interesave. Fole për PD, por unë nuk e di kush është PD sot. Politikisht aty janë më shumë se 2 copa dhe më shumë se 7 çika”, tha Rama.

Pjese nga intervista

Edi Rama: E mora këta informacion nuk kam detaje sepse Parlamentin e menaxhojnë të tjerë, është kryetarja, nënkryetarja, ministrja për parlamentin. Jam i bindur që kanë bënë gjënë e duhur.

Pyetje: A do t’ja jepni PS bashkëkryetarin e reformës zgjedhore?

Edi Rama: Së pari po rikthehem njëherë, unë jam i informuar çfarë ndodh në Shqipëri. Së çfarë ndodh në një botë tjetër që nuk ka lidhje me Shqipërinë është diçka që vjen e dyta. Kjo bota është bota për të cilën po flasim. Për fat të keq duhet të përfaqësojë ato vota,  por përfaqëson një çorbë interesash të përplasura dhe të mbivendosura. Ata janë mishërues të atyre interesave. Fole për PD, por unë nuk e di kush është PD sot. Politikisht aty janë më shumë se 2 copa dhe më shumë se 7 çika.

Përfaqësuesit e këtyre njerëzve është detyra e atyre që janë atje, jo unë. Unë i përfaqësoj si kryeministër. Se kush i përfaqëson në atë sallë nuk e zgjidh unë.

Sa më takon mua unë e kam thënë se ai është përfaqësues i një bote tjetër. Berisha përfaqëson botën tjetër.

Edhe Basha përfaqëson pjesën e një çorbe interesash. Ata mund të ndahen dhe ribashkohen, ne  nuk mund ti vijmë nga pas.