TIRANE– Komisionin i ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës të gjitha ndryshimet në ligjin e nënpunësit civil.
Deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja e komisionit me arsyetimin se shqyrtimi i ligjit është në kundërshtim me rregulloren.
Opozita në komisionin e ligjeve nuk e ka pranuar sërish miratimin e këtij ligji duke e kushtëzuar sërish me qarkun e Fierit.
“Pas tre vitesh në sirtar, ligji nuk ka ardhur në kohën e duhur dhe është shkelur rregullorja. Ne nuk do të jemi pjesë diskutimit për ligjin e nëpunësit civil dhe një ndër shkaqet është edhe qarku i Fierit pasi mazhoranca e ka grabitur këtë qark” theksoi deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli I cili ka theksuar ligji për nënpunësin civil nuk ka lidhje me çështjen e qarkut të Fierit, ndërsa ka akuzuar opozitën se është kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
“Procesi ka qenë transparent dhe e kemi shtyrë, pasi shpresonim që PS do rishqyrtonte qëndrimin por kjo nuk ka ndodhur pasi opozita nuk e do integrimin” theksoi Rusmajli.