Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit në seancën e kësaj të hëne. Mosdakordësia me mazhorancën për plotësimin e komisioneve të përhershme parlamentare bëri që opozita të braktisë sallën, ndërsa LSI qëndroi.
Kreu i Partisë Demokratike ka patur një komunikim me tone të ashpra me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pas grupit parlamentar të Partisë Demokratike është larguar edhe deputeti i pavarur Sali Berisha.





