Opozita po diskuton mbi nisjen e protestave popullore në një mbledhje që po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se pritet caktimi i një date për nisjen e protestave, ndërsa më parë është shprehur mbështetje e plotë për çdo protestë të qytetarëve kundër taksave, krimit, grabitjes që qeveria po iu bën atyre.

Burimet shprehen se protestat do të jenë kundër taksave, grabitjes së shqiptareve, kundër sundimit nga krimi, ndërsa qeverisja është cilësuar si një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptarët.

Në këtë kuadër, është theksuar se Kukësi e tregoi më qartë këtë.

Po kështu, opozita po shqyrton opsionet për thirrje ndaj qytetarëve për mosbindje civile, bllokim rrugësh, thirje për të mospaguar taksat e rritura, taksën e pronës të Rrugës së Kombit, energjisë elektrike dhe ujit.

Burimet theksojnë se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes asaj politike, pasi nuk mund të ketë zgjidhje nga kërkesat ekonomike

Opozita thekson se qeverisja po vepron njëlloj si në diktaturë, dhe ajo nuk mund të bëhet më pjesë e këtij teatri.

Po kështu nga burimet mësohet se opozita është e qartë në qëndrimin se saj se stabiliteti i krimit në Shqiperi nuk pranohet.