Opozita e re ka krijuar grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin e "Partisë Demokratike" që do të drejtohet nga Rudina Hajdari.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi sot se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së nga Nimet Musaj.

Opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend deri më tani, 13 nga LSI dhe 14 nga PD. Ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar më herët se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi emrat që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar.

Lista e plotë e opozitës së re:

Tre nuk e dogjën mandatin që në fillim

1.            Lefter Koka

2.            Myslim Murrizi

3.            Rudina Hajdari

Janë betuar nga LSI

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Ediola Braha

6. Edlira Hyseni

7. Elda Hoti

8. Ralf Gjoni

9. Nimet Musaj

10. Enada Kociraj

11. Amra Borova

Janë betuar nga PD

1. Lefter Maliqi

2. Alban Zeneli

3. Ligoraq Karamelo

4. Majlinda Halilaj

5. Arben Elezi

6. Adriatik Alimadhi

7. Korab Lita

8. Halit Jakimi

9. Arlind Çarçani

Në pritje të marrjes së mandatit

Eugen Bojaxhi LSI Berat

Andi Përmeti PD  Korçë

Erion Piciri PD Tirane

Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër