Pasi opozita ka kërkuar shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor për Streilizimin dhe Check Up, deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se Komisioni nuk mund të mbyllet pa u ezauruar të gjitha procedurat dhe dëshmitarët e parashikuar në listë.
Sipas Zhupës mazhoranca nuk mund ta mbrojë kryeministrin Rama duke thënë se ai nuk ka se çfarë të dëshmojë në Komision.
”Ne e kemi shumë kollaj që ta mbyllim këtë debat. Ajo që po e zgjat është mazhoranca. Ata të na tregojnë kur do dëshmojë Vilma Nushi, Edi Rama. Të bëjmë teatër këtu të bëjmë sikur ky nuk është hetim parlamentar. Komisionin nuk e mbyllim dot sepse së pari nuk ezaurojmë as dëshmitarët e ezauruar, as ata kyç siç janë Nushi dhe Rama.
Nuk e mbroni dot kështu Edi Ramën, sepse ai ka marrë veglat dhe ka shkuar në Komision, se ai ka më shumë foto me Rrapajn dhe Rrjepajn se mund të ketë publike me Linda Ramën, tani nuk mund të bëjmë sikur nuk di gjë Edi Rama. Raporti në vetvete duhet të lexohet de të miratohet në këtë komision dhe më pas ti dërgohet kuvendit.
Ato dy herë e keni shtyrë komisionin dy herë me marifete. Keni shtyrë kohë kot ndërkohë që s’keni bërë aktivitet.
Ju lutem shumë ne duam ta fillojmë dëshminë sapo të vendosim se kur do të jetë afati i ri i Komisioni Hetimor për të ezauruar të gjithë hapat procedurial dhe listën e dëshmitarëve. Propozoni një datë, ndoshta propozimi jonë është 15 dhjetor. Na thoni ju kur e keni propozimin hajde diskutojmë për këtë”, tha Zhupa