Partia Demokratike do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta.
PD po punon së bashku me aleatët për draftin e reformës zgjedhore, në të cilin propozohet kriminalizimi i financimeve private.
Opozita kërkon që KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore si dhe të përcaktohen kriteret e llogaritjes se financimit për mediat.
PD në draft parashikon uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore.
Kostoja e reklamave të zbritet në detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit.





