Deputetja Dhurata Çupi ka kërkuar në Kuvend të tërhiqet nga rendi i ditës projektligji për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Ajo ka thënë se është një ligj antikushtetues që shkatërron vendin.

Sipas saj, pronat po i jepen oligarkëve.

“Është një ligj antikushtetues, që shkatërron vendin. Po synoni në mënyrë abuzive që pronat shtetërore t’ja  jepni privatit, t’ja jepni oligarkëve. Po kërkoni të jepni pronën publike tek Teatri dhe shumë prona të tjera. Zonja Kryetare e Kuvendit, u kërkoj ta tërhiqeni këtë ligj”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.