TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emër edhe të aleatëve i kërkoi sot maxhorancës që të tërhiqet nga vendimi i saj për të diskutuar nesër programin qeverisës. 
Duke e cilësuar një provokim të panevojshëm, në fund të mbledhjes së PD me aletatët, Basha tha se është marrë një vendim i unifikuar.

“Kërkojmë kohën e nevojshme për tu njohur me programin dhe për tu përgatitur për debatin, për çështje që i interesojnë çdo shqiptari. Komunikimi konfliktual, refuzimi për transparencë është një fillim jo i mbarë për maxhorancën. I japim mundësi ta korrigjojë këtë gabim. I themi të tërhiqet nga ky akt qe na largon me BE, sa nuk është vonë”- tha Basha.Ai tha se sot opozita del me një qëndrim të unifikuar që ka të bëjë me një nga interesat më themelore dhe të rëndësishme , interesin për transparence dhe llogaridhënie në raport me pushtetin e zgjedhur.“Sjellja arrogante dhe konfliktuale e përfaqësuesve të maxhorancës, refuzimi për të kryer detyrimin e tyre në raport me kushtetutën , qetetarët shqiptarë dhe parimet e demokracisë, llogaridhënien parlamentare është një problem i çdo qytetari shqiptar. Konstatojmë një mungesë të theksuar serioziteti tek kryeministri i dekretuar, i cili për më shumë se një muaj ka marrë kohë publike për të njoftuar lloj- lloj emërimesh, seminare, konferenca, dreka dhe darka të kabinetit në pritje pa bërë në asnjë moment transparencën e programit të qeverisë së ardhshme.”- theksoi Basha.Duke bërë thirrje për shmangie të konfliktualitetit dhe provokimeve, Basha ketkoi rikthimin në normalitet, pasi në të kundërt , nëse nuk do të ketë reflektim, ai  tha se opozita do të mbajë qëndrimin e saj të prerë për këtë akt të papranueshëm.