Sot shënohet dita e 11-të e protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me pensionistët rreth orës 11:00 në “çadrën e lirisë”. Si fillim, ai do të dëgjojë problemet e tyre dhe më pas do të shpalosë programin e ri të Partisë Demokratike për këtë shtresë të popullatës.
Por, kryefjala e takimit do të jetë presioni ndaj qeverisë Rama për krijimin e një qeverie teknike, që të garantojë zgjedhje të paprekura më 18 qershor.





