Analisti Mentor Kikia thotë se protesta e opozitës ka të njëjtën koreografi, dhe se është vështirë të flasësh për numra pjesëmarrësish, por se pamjet e kamerave tregojnë pjesëmarrje të konsiderueshme.

“Numri do përbënte ndryshimin, pasi pjesa tjetër është një metodologji e njohur. Sot është zgjedhur të ketë referime nga grupe të ndryshme shoqërore.

Rëndësia e numrave prevalon mbi gjithë elementët e tjerë se është si hapja e atij sezoni që kishte folur Berisha gjatë gjithë verës.

Kjo protestë është debutimi i parë i aleancës Meta-Berisha. Numri shërben për të paralajmëruar Kryeministrin, për të treguar se është një aleancë që përkthehet në popull.

Kjo protestë nuk duhet të shërbejë për të krijuar një lloj euforie, pasi jo të gjithë që janë aty mund të krijohen votues”, tha ndër të tjera ai.