Opozita nuk kërkon bashkëpunim të mazhorancës për vettingun në politikë. Anëtari i grupeve të punës të angazhuara me këtë proces, Gent Strazimiri, i ftuar në Ora News, tha se ky është një ultimatum për socialistët që të votojnë ligjin si mundësia  e fundit për ta nxjerrë vendin nga kriminalizimi në të cilin e kanë futur, ndërsa deklaroi se do të vijojë aksioni politik jashtë Kuvendit, ku nesër do jenë në Durrës.

"Për momentin aksioni politik është ky.Kemi qenë të detyruar, nuk kemi se çfarë bëjmë më në atë sallë parlamenti veçanërisht në këto kushte. Kemi zgjedhur që ditën kur parlamenti mblidhet për të diskutuar disa çështje që nuk janë të popullit, halle që nuk janë të popullit por kriminelëve, qeverisë dhe disa oligarkëve, ne e nisëm me Shkodrën, më pas në Elbasan. Nesër do të jemi në Durrës, është një nga ato qytetet që është mbërthyer në krim në mënyrë më të fshehtë ose më pak të hapur se Shkodra dhe Elbasani."