Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sot protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’.
Por ndonëse kryeministri Rama nuk ndodhet në zyrën e tij gjatë ditës së sotme, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit të llogaridhënies, janë marrë masat për mbulimin e godinës së kryeministrisë.
Gjithashtu kanë nisur përgatitjen për ngritjen e një podiumi të vogël para kryeministrisë ku pritet të flasin përfaqësuesit e opozitës dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ne proteste do këtë mesazhe simbolike kundër qeverisë në disa pika të ndryshme të Bulevardit si dhe tek Ministria e Brendshme.
Ndonëse burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu shprehen se kjo nuk është e vërtetë dhe përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.





