Opozita nuk e ka pritur mirë ministrin e ri të Brendshëm, Tualant Balla. Teksa Balla mori fjalën, deputetët e opozitës i kërkuan të largohej nga Kuvendi.

Flamur Noka iu adresua duke i thënë: Rrugaç  dil jashtë, nuk je i denjë për këtu.

Deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke mos lënë të vijohet me rendin e ditës, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim deri në qetësimin e situatës.

“E di fare mirë që ju debat për zgjedhje nuk bëni dot se po shkoni nga humbja në humbje. Me qëllim rikthimin e seancës në normalitet i kërkoj kryetares së kuvendit 5 minuta pushim, deputetët të qetësohen dhe komisioneri Celibashi të bëhet gati”, tha Balla.