Opozita e bashkuar sot zhvilloi një protestë e cila u përmbyll brenda katër orëve.
Ndërkaq, pas protestës, aleati i Bashës, Agron Duka i PAA-së, është shfaqur duke drekuar me deputetin e LSI-së Lefter Koka, 'të pabindurin' e Monika Kryemadhit, si dhe me deputetin e PS-së për Durrësin, Roland Xhelili.
Tre politikanët janë mbledhur për drekë me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Shyqyri Ballgjinit, ish-futbollistit të njohur të Dinamos, raporton newsbomb.al.
Të tre duken në momente festive e larg tymnajës së post-protestës.





