Ndërsa opozita do të protestojë poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Lezhës.

Përmes një komenti në Twitter, Rama zbulon se në orën 18:00 do të prezantojë kandidatin socialist për kreun e kësaj bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu.

Fushata e 30 Qershorit vazhdon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë dhe hapjen e një kapitulli të zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shkruan kryeministri.