Opozita ka nisur protestën jashtë Kryesisë së Kuvendit, teksa në Këshillin e Mandateve po shqyrtohet kërkesa e SPAK, për autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Teksa eksponentë të ndryshëm të PD -së po mbajnë fjalën e tyre në podiumin e ngritur para Kryesisë, në turmë është parë të ndizen tymuese ngjyrë blu.
Të pranishëm në protestë, janë deputetë të PD, si dhe mbështetës të Berishës.
Ndërkohë Këshilli i Mandateve rrëzoi kërkesën e avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj që seanca të shtyhej, deri sa të shprehej GJK, pas padisë së bërë nga grup deputetësh demokratë.