Teksa opozita e bashkuar është duke mbajtur protestën e radhës këtë herë përpara Kuvendit, kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ruçi po mbahet te kryesia e Kuvendit.
Prej orës 10:00 me qindra qytetarë dhe opozita janë duke protestuar dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira.





