Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është kundërpërgjigjur deputetit të PD-së Gazmend Bardhi, pasi ai dhe kolegët e tjerë demokratë nuk pranuan interpelancën me të për çështjen “Mcgonigal”.
“Se kuptoj… a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni se kemi durimin që t’ju dëgjojmë. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharak.
Si Grata dhe Non-grata, keni dy jave që gric ni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po i kap pas flokëve, do të kapet pas ndonjë kanali.”, tha ajo.
Kujtojmë se Bardhi u shpreh se nuk do të kishte interpelancë me Spiropalin, duke e cilësuar atë hije të Ramës.
“Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit. Edi Rama si i pandehur mund të heshtë se cdo gjë që thotë i përdore kundër në gjykatë po unë e kam sjellë si kryeministër të Shqipërisë dhe nuk mund të fshihet as pas Elisës e as pas Gonigal.
Ai duhet të japë llogari si korruptoi një zyrtar të FBI si vegël në duart e tij të pista kundër opozitës. Sipas rregullores interpelanca urgjente është pjesa e parë, pezullo seancën plenare ushtro autoritetin tënd si kryetare kuvendi dhe jo si kukull e Edi Ramës”, tha Bardhi.