TIRANE, 19 shkurt 2013– Mbledhja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlament është shoqëruar me debate ndërsa opozita ka kërkuar që të paraqitet për një seancë dëgjimore ministri i punëve të jashtme Edmond Panariti.
Sipas tyre, kryediplomati shqiptar duhet të japë sqarime në lidhje me memon e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e nacionalizmit.
Deputetët e opozitës vunë theksin tek fakti se ministri e kishte mohuar egzistencën e saj në një prononcim për median ndërsa më pas diçka e tillë është pranuar.
Ndërkaq, deputeti i FRD-së Gazmend Oketa deklaroi se memoja duhet parë si një këmbanë alarmi dhe se nuk duhet lejuar që nacionalizmi të përdoret me qëllime elektorale.