Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën për mediat komentoi edhe thirrjen e ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato i cili i kërkoi opozitës t’i kthehet parlamentit.
Bardhi tha se ishte vendimi i kryeministrit Edi Rama nxjerrja e opozitës nga Kuvendi. Ai shtoi më tej se Gonzato duhet ti bëjë Ramës thirrje që të lejojë opozitën e vendit të bëjë detyrën e saj.
“Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e vendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend. Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën.”, tha Bardhi.