Edhe këtë të enjte, opozita vendosi të vazhdojë me mosbindjen e saj civile në parlament, duke bërë që seanca plenare të mos zgjaste më shumë se 12 minuta.

Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar dhe  u bënë “gardh” para foltores.

Në momentin e nisjes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët ndezën zhurmuesit dhe kërkonin largimin e gardës nga salla.

Po ashtu ata kërkonin vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.