Oprah Winfrey po mendon në mënyrë aktive të kandidojë për presidente. Kjo është konfirmuar për CNN-in nga dy miq të afërt të saj, që kanë kërkuar të mbeten anonim, në mënyrë që të flasin lirshëm.

Lajmi vjen pas fjalimit të jashtëzakonshëm të Winfrey në ceremoninë e “Golden Globes”, që i ndezi edhe më shumë zërat për një kandidim të mundshëm të saj në vitin 2020.

“Disa persona të besuar të saj i kanë kërkuar prej kohësh të kandidojë,– thonë burimet, – dhe këtë e bëjnë prej muajsh. Por duket se vet Oprah nuk e ka mbledhur mendjen”.

Gara e demokratëve për presidentin/en nuk do të nisë zyrtarisht deri pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të këtij viti, por shumë kandidatë të mundshëm janë ravijëzuar për këtë pozicion, e madje edhe kanë nisur punën.