Janë mbushur gjashtë muaj qëkur Donald Trump u bë presidenti i SHBA dhe optimizmi mbështetësve të tij, por edhe votuesve amerikanë në përgjithësi, po venitet.
Pas fitores surprizë të Trump në nëntor, 6 në10 amerikanë ishin optimistë për presidencën e tij, por tashmë kjo shifër është vetëm 4, të paktën sipas një sondazhi të universitetit “Quinnipiac”.
Shumica e votuesve, ose 53% thonë se tashëm janë pesimistë për presidencën Trump. Grupet që mbështetën fuqishëm miliarderin në zgjedhje nuk kanë imunitet nga ky trend dhe optimizmi i tyre po zbehet me shpejtësi.
Në mars, 96% e votuesve republikanë ishin optimistë për Trump, shifër që tashmë është ulur në 84%, ndërsa një në 6 republikanë thonë se janë pesimistë për të ardhmen. Por kjo nuk është rënia më e ndjeshme, e cila ka ndodhur mes qytetarëve të bardhë pa diplomë shkolle të lartë, një grup që i dha fitoren e papritur Trumpit në shtete si Micigani dhe Pensilvania.
74% e këtij grupi ishte optimist për Trumpin në nëntor, ndërsa tani kjo shifër është 51%. Që prej nëntorit të shkuar, optimizmi ka rënë nga 65 në 45% mes njerëzve të bardhë në përgjithësi dhe akoma më dramatikisht mes femrave, tek ët cilat 6 në 10 thonë që janë pesimiste për presidencën Trump.
Vlerësimet më pozitive, Trump i ka marrë për ekonominë, pas shtimit të 1 milion vendeve pune që prej janarit dhe shifrës rekord të papunësisë. Por mungesa e arritjeve të rëndësishme legjislative, si paaftësia për të rrëzuar “Obamacare”, kanë bërë që presidenti Trump të humbasë shumë pikë.
Optimizmi për Trump bie më shumë mes votuesve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit