DURRËS, 23 qershor 2013 – Në orën 13.58, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënëses së vet Drilona Hoxhaj ka njoftuar ecurinë e procesit të votimit në shkallë vendi.

Kështu në zonën e administrimit zgjedhor (ZAZ) nr. 23, në bashkinë e Durrësit, komisioni i të cilit ndodhet në shkollën e mesme “Benardina Qeraxhija” pjesëmarrja në votime ishte në nivelin 22.2 për qind, diçka mbi mesataren e vendit.

ZAZ-i nr. 23 ka të regjistruar 49 920 zgjedhës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/