NEW YORK, 24 mars 2013– Objektet e mëdha dhe të njohura në mbarë botën, ndalën dritat për një orë, për të kontribuuar në atë që njihet si  "Ora e Tokës", një sensibilizim mbarëbotëror kundër ndryshimeve klimatike.

Në Moskë, për të parën herë, dritat u shuan në Kremlin ndërsa në errësirën e natës dritat qëndruan shuar dhe në pallatin e operas në Sidnej të Australisë, Empire State Building në Nju Jork, Big Ben në Londër dhe Kulla Eiffel në Paris.

Organizatorët thanë se qindra miliona njerëz në mbarë botën fikën dritat për 60 minuta, të shtunën në mbrëmje, në orën 20:30, duke treguar në mënyrë simbolike mbështetje për planetin Tokë.

Fushata "Ora e Tokës" ka filluar në vitin 2007 në Sidnej të Australisë, ndërsa vitin e kaluar vendet pjesëmarrëse tejkaluan 150.