“Ora e Tokës" është një event global, dhe është konfirmuar si aktiviteti mjedisor me pjesëmarrje më masive në botë. Kulmi i këtij aktiviteti sensibilizues është të shtunën e fundit të marsit, 27 mars, kur në orën 20:30 të gjithë do të fikim dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike për 1 orë! 

Kjo është "Ora e Tokës". 

Ora e Tokës në thelb është një iniciative kundër ndryshimeve klimatike. Veprimi është i thjeshtë, por mban një simbolikë të fortë: sensibilizimi për ndryshimin. Ndërkohë që me 27 mars në orën 20.30 mbi 1 miliardë njerëz në planet kanë fikur dritat për 1 orë, ata japin kontributin modest për të kursyer dioksidin e karbonit që emeton në atmosferë prodhimi i energjisë elektrike, si dhe për të treguar se ne duam qëndrime të menjëhershme kundër ndryshimeve klimatike. 

Kjo, sepse protokolli i Kyotos e ka identifikuar rritjen e efiçencës së energjisë si njërën nga rrugët më të shkëlqyera për të ulur lëshimet e dioksidit të karbonit në atmosferë. Nga muri gjigant në Kinë, në Akropolin e Greqisë, për një orë në të gjithë botën, dritat janë fikur . 

Ngjarja e cila ngre ndërgjegjësimin dhe nxit një të ardhme të qëndrueshme të planetit, është shtuar dhe nga katastrofa bërthamore të Japonisë.