Mbrëmjen e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese të ndërmarra nga Komiteti Teknik me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë Covid-19.

Në Durrës, tre drejtues mjetesh janë ndaluar nga policia, e cila është angazhuar e gjitha në rrugë, për të ndëshkuar të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që nuk kanë zbatuar orën policore që nis në 20.00 deri në 06.00.

E gjithë policia e qytetit bregdetar është angazhuar për kontrollimin e të gjitha ambienteve dhe rrugëve gjatë orës policore, siç duket edhe nga pamjet filmike që ka fiksuar operatori i “DurrësLajm” gjatë mbrëmjes së sotme, gjatë orëve të ndalim qarkullimit.

Mbrëmjen e sotme rrugët e Durrësit janë tërësisht bosh, ndërsa qetësinë e prishin vetëm makinat e policisë në patrullim dhe ambulancat që shkojnë në spital.