11 qershor 2014 – Brazil 2014 edhe pse organizohet jashtë Europës, ofron orare të përshtatshme për vendet e kontinentit të vjetër, që do të thotë se edhe në Shqipëri të apasionuarit e futbollit, do të kenë mundësi t’i ndjekin të gjitha sfidat që do të shtrihen në orare të ndryshme pa ndikuar në angahzimet e tyre. Kupa e Botës do të hapet me takimin e Grupit A Brazil – Kroaci, që do të zhvillohet këtë të Enjte në stadiumin Arena Korinthians të Sao Paolos në orën 22:00.

Më 13 Qershor Botërori vijon me ndeshjen tjetër të Grupit A, Meksikë – Kamerun që do të nisë në orën 18:00, për të vijuar me dy përballjet e Grupit B Spanjë – Holandë dhe Kili – Australi, respektivisht në orën 21:00 dhe në mesnatë (00:00). Të gjitha takimet e fazës së grupeve do të luhen në 5 orare të ndryshme, pikërisht në orën 18:00, 20:00, 21:00, 22:00, 00:00, dhe 03:00 të mëngjesit. Pas kësaj faze pikërisht në takimet me eliminim direkt, do të ketë vetëm dy orare, 18:00 dhe 22:00, ku përjashtim bën finalja e madhe që do të zhvillohet në stadiumin Maracana në Rio De Janiero më 13 Korrik në orën 21:00.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/