Pas karantinës 40 orëshe qytetarët kanë populluar sërish tregun pa respektuar masat mbrojtëse

Siç duket qartë në foto shumë prej tyre nuk mbajnë as maska, as doreza e as distancat e nevojshme.

Situata i ngjan paradites së të shtunës kur mijëra qytetarë u dyndën për t’u furnizuar me fruta dhe perime.

Tregu ashtu si çdo aktivitet tjetër tregtar do të qëndrojë hapur deri në orën 13:00 dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë të nxitojnë për të bërë blerjet e nevojshme.