Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030 në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se ky është një triumf I jashtëzakonshëm I sportit kosovar.
Sipas saj Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.