Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave policore kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se rruga drejt anëtarësimit në BE kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencivë ligjzbatuese në luftën kundër kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj.
“Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave policore kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin.”
Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre”, shkruan Balla.